Monday, July 15, 2019
3 °c
Prizren

Privacy Policy

Termat e përdorimit (PRIVACY POLICY)

Mirë se keni ardhë në webfaqen TV Prizreni. Me qasjen në TV Prizreni dhe përdorimin e përmbajtjes së webfaqes, keni pranuar që të mbani përgjegjësinë ligjore për të ju përmbajtuar këtyre Termave të Përdorimit.

E përgjithshme

TV Prizreni mund të përditësojë dhe ndryshojë këto Terma të Përdorimit në çdo kohë, prandaj ju inkurajon që të përcjellni këtë faqe me kujdes dhe në mënyrë të rregullt. Çfarëdo ndryshimi apo plotësimi i këtyreTermave të Përdorimit ndodh pa paralajmërim, dhe vazhdimi i përdorimit të webfaqes TV Prizreni nënkupton që përdoruesi mirëkupton dhe pajtohet me këto Terma. Së fundmi, përdoruesi mirëkupton dhe pajtohet me vendimin e TV Prizreni për t’ua ndalur apo ndaluar të drejtën e përdorimit të webfaqes TV Prizreni

E drejta autoriale

Përmbajtja e webfaqes së TV Prizreni përfshijnë “tekstin” (titujt dhe përmbajtjen e artikujve) zgjedhjen, rënditjen dhe dizajnin. Përmbajtja është pronë e TV Prizreni dhe mbrohet nga e drejta autoriale (ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta) dhe nga ligje të tjera për këto të drejta.

Përdorimi i përmbajtjes së TV Prizreni

Përmbajtja e webfaqes TV Prizreni mund të shfrytëzohet për përdorim privat dhe përdorim jo-komercial. Përmbajtja mund të përdoret për qëllime komerciale vetëm në sasi jo të konsiderueshme, dhe vetëm duke mos redaktuar apo modifikuar atë.

Me qasjen në webfaqen TV Prizreni, përdoruesi pajtohet që të mos riprodhojë, ritransmetojë, shpërndajë, shfaqë, shes, publikojë apo qarkullojë këtë Përmbajtje tek kushdo. Herëpashere Përmbajtja mund të riprodhohet, përpunohet, shpërndahet apo shfaqet në sasi jo të konsiderueshme për qëllime jo-komerciale dhe komerciale. Kjo nënkupton përdorim sasisë së tekstit që nuk mund të jetë më shumë 1/3 e kopmlet artikullit, dhe kjo kushtëzohet me futjen e këtij teksti në thonjëza dhe me citim të tekstit origjinal dhe burimit e artikullit nga TV Prizreni (linku i artikullit). Referenca e qartë duhet të bëhet për “artikullin e webfaqes së TV Prizreni”.

Një pjesë e Përmbajtes së webfaqes TV Prizreni do të ofrohet nga përdoruesit. Pronar i kësaj Përmbajtjeje është autori/ja i/e saj dhe jo TV Prizreni. Ofruesi i Përmbajtjes pajtohet që t’i jep webfaqes TV Prizreni një të drejtë dhe licencë të përhershme dhe pa-pagesë për të përdor, riprodhuar, modifikuar, adaptuar, publikuar, përkthyër, shpërndarë, transmetuar, dhe për të transferuar apo për të shitur një Përmbajtje të tillë, dhe të përdor emrin e autorit apo të dhëna të tjera në lidhje me atë Përmbajtje. Vizituesi i webfaqes TV Prizreni ka të drejtat e përmenduara më lartë për të përdorur një Përmbajtje të tillë.
Të gjitha kërkesat për përdorim privat, jo-komerciale apo komercial (vetëm në sasi jo të konsiderueshme) duhet të bëhen duke kontaktuar redaksinë e webfaqes TV Prizreni, në [email protected]

Webfaqja TV Prizreni do t’i përgjigjet mospërmbushjes së këtyre Termave të Përdorimit në gjykatat kompetente në Kosovë dhe duke ju drejtuar Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

Disclaimer (Mohimi)

Webfaqja TV Prizreni dhe Përmbajtja e saj e interesit të përgjithshëm përbëhet nga fakte, opinione dhe vështrime të personave juridik, institucioneve dhe organizatave. Webfaqja TV Prizreni nuk mbështet dhe nuk promovon opinionet dhe vështrimet e tilla. TV Prizreni bën përpjekje të vazhdueshme për të siguruar që Përmbajtja në webfaqen e saj të jetë sa më e saktë, e plotë dhe në kohë; megjithatë, TV Prizreni nuk bën pretendime, premtime apo garanci lidhur me saktësisë, plotësinë apo përshtatshmërinë kohore në webfaqen e saj, dhe mohon detyrimin ligjor për gabimet apo lëshimet në Përmbajtjen e kësaj webfaqjeje.

Lidhje në webfaqe të treta

Webfaqja TV Prizreni mund të përmbajë lidhje për webfaqe të cilët nuk mirëmbahen nga TV Prizreni. Përdoruesi i webfaqes TV Prizreni pajtohet që TV Prizreni nuk është përgjegjës për përmbajtjen apo mirëmbajtjen e webfaqeve të tilla. Gjithashtu, një lidhje në një webfaqe tjetër nuk nënkupton që TV Prizreni mbështet përmbajtjen apo mirëmbjatje e asaj webfaqjeje.

Përmbledhje

Këto Tërma të Përdorimit dhe të drejtat dhe obligimet e përdoruesit udhëhiqen dhe qeverisën nga ligjet e Republikës së Kosovës.